1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK kërkon sqarime nga ambasadat për emërimet e zyrtarëve të LVV-së në borde

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar përgjigje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë për vendimin e kryeministrit në largim Albin Kurti i cili ka emëruar në bordet e ndërmarrjeve publike zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Sa mirë! Do të ishte e udhës të komentonit edhe për emërimet e paligjshme të militantëve partiakë joprofesionistë në bordet e shumë ndërmarrjeve publike nga Qeveria në largim. Sidomos pas shumë vitesh që ishit të angazhuar direkt në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të këtyre bordeve”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Ndërsa, përgjigje për kapjen e këtyre bordeve nga VV ka kërkuar edhe Blerand Stavileci, drejtor i përgjithshëm në PDK.

Ai ka kërkuar përgjigje nga Ambasada Amerikane, ajo e Gjermanisë, Francës dhe nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalyie Apostolova.

Kryeministri në largim Albin Kurti në mbledhjet e fundit të Qeverisë ka bërë emërimin e disa zyrtarëve të Vetëvendosjes nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Para zgjedhjeve të fundit, Albin Kurti vazhdinisht kishte premtuar se nuk do të vazhdojë me emërime të zyrtarëve partiak nëpër borde, por për 50 ditë qeverisje ai ka emëruar shumë zyrtarë e aktivistë të Vetëvendosjes në borde e ministri të ndryshme të Qeverisë së Kosovës.

Veprimet e Kurtit për punësimet e zyrtarëve partiak kanë marrë reagime e kritika të shumta nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe nga analistë të ndryshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img