-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK kërkon hetim për djegien e dy veturave në Zveçan dhe mbrojtje për kryetarin e komunës

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar djegien e dy veturave sot në komunën e Zveçanit.

PDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e rastit dhe parandalimin e mëtutjeshëm të sjelljeve të tilla. Ajo kërkon po ashtu sigurinë e kryetarit të komunës Ilir Peci dhe zyrtarëve komunal.

“Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale. Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.”, thuhet në postimin e PDK-së në “Facebook”.

Postimi i plotë:

PDK dënon ashpër djegien e dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit

Prishtinë, 26 korrik – Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër aktin e mbrëmshëm kriminal të djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vendparkimin e objektit të komunës.

PDK u bën thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ta hetojnë dhe ta zbardhin sa më parë këtë rast, si dhe të angazhohen në parandalimin e akteve të tilla të mundshme.

Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale. Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit.

Po ashtu, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit të shfaqin qetësi e maturi dhe të bashkëpunojnë me organet e sigurisë në vend dhe me komunën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img