Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për këtë të premte në një takim të përbashkët liderët e partive opozitare në vend.
Në Partinë Demokratike të Kosovës thotë se e kanë pranuar një e-mail nga kabineti i kryeministrit, nëpërmjet të cilit është ftuar kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi për një takim me kryeministrin.
Zëdhënësi i këtij subjekti, Faton Abdullahu, ka thënë për Indeksonline se pasi të marrin informacione të sakta nga zyra e kryeministrit për qëllimin dhe agjendën e takimit, do të vendosin se a do të marrin pjesë në këtë takim.
“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kryetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, ka thënë Abdullahu.
Në anën tjetër, AAK ka konfirmuar lideri i këtij subjekti, Ramush Haradinaj i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për takim.