Site icon PrishtinaPress

PDK kërkoi shkarkimin e tij, Aliu: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë

Ministri i Infratrukturës, Liburn Aliu i është kundërpërgjigjur deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, e cila tha se Aliu duhet të shkarkohet.

Aliu tha se raportin e Auditimit e ka iniciuar vetë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë.

“Për tenderin për të cilin po flisni, dyshimet për parregullsi i kemi marrë nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport të Auditimit e kam iniciuar vetë bashkë me zëvendësministrin… Raporti ka tregu që ka parregullsi dhe e ftojmë ne Prokurorinë dhe jemi të gatshëm me bashkëpununu me Prokurorinë. Jemi të vendosur me i shku kësaj pune deri në fund”, ka thënë Aliu.

Exit mobile version