0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK jep detaje para Konventës së nesërme

Konventa e 8-të Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës e cila do të mbahet nesër pritet të tregojë konsolidimin e PDK-së si partia e parë politike në vend. Kështu kanë deklaruar për “Indeksonline”, zyrtarë të kësaj partie.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i parë, ka thënë se në këtë Konventë do të ndërtohet vizioni i të ardhmes së Kosovës për proceset që do të vijnë.

“Presim që Konventa të shprehë konsolidimin e PDK-së si partia e parë politike në vend duke dhënë kahjet e zhvillimit për PDK-në dhe për vendin. Konventa do të jetë plotësisht demokratike që reflekton mbi të arriturat e deritanishme të PDK-së por edhe do të ndërtojë vizionin për të ardhmen në proceset që do të vijnë”, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka thënë “Indeksonline” se kjo Konventë do të mbahet për shkak të obligimit ligjor që duhet kryer. Ndryshe, ajo është shprehur se aty do të marrin pjesë delegatë nga të gjitha strukturat.

“Është në kuadër  të Konventave të rregullta vjetore që i mbajmë dhe është obligim karshi ligjit që ne me i mbajtë Konventat. Do të marrin pjesë delegatë nga të gjitha strukturat. Do të zhvillohet debat, por tani jemi duke u marrë me organizim më shumë”, ka sqaruar ajo.

Konventa Zgjedhore e PDK-së do të mbahet dy ditë, deri sa e dielja do të jetë festive, meqë aty do të takohen degët e kësaj partie dhe anëtarësia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img