Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media, ka thënë se PDK ka arritur një rezultat të madh.
PDK, sipas tij është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend më mbi 200 mijë vota.
‘PDK ka arrit një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend më mbi 200 mijë vota. Kjo është dëshmi e besimit të qytetarëve në PDK. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces është e qartë se shumica e qytetarëve ja kanë kthy shpinën kësaj qeverie. Qytetarët tonë treguan se Kosova mundet më mirë. Tash po hyjmë në një fazë të re. Ditëve në vijim do të dalim me qëndrimin tonë zyrtar për hapat e ardhshëm’, ka thënë Stavileci.