0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës


Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Astrit Ademajt për kryetar të Komunës së Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur PDK përmes një komunikate adresuar mediave.

“Peja i ka dhënë tri medalje të arta olimpike Kosovës e krejt shqiptarëve. Por, Pejës i mungon një medalje tjetër e artë: një qeverisje e medaljes së artë – qeverisja e PDK-së në këtë komunë. E bashkë me Astritin, PDK është e gatshme për t’ia dhënë këtë Pejës.”, përfundoi Krasniqi.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Astrit Ademajt: Ka ardhur momenti për një vizion të ri për Pejën dhe PDK-në.

Pejë, 30 korrik 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Astrit Ademajt për kryetar të Komunës së Pejës.

Krasniqi duke thënë se është i nderuar që gjendet në Pejë, në qytetin e kampionëve olimpikë, theksoi se ndihet krenar që para 10 viteve si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kishte mbështetur dhe kishte besuar në ëndrrën e kampionëve të Pejës.

 “PDK-ja dhe Peja njihen qe mbi 20 vjet. Kemi pasur respekt të ndërsjellët, dashamirësi, angazhim dhe përkushtim për të shtyrë punë të mëdha së bashku. Por, për këto 20 vjet, ne ende nuk kemi vënë në jetë potencialin që mund ta ndërtojmë së bashku. Prandaj, ka ardhur momenti që ky potencial të vihet në jetë. Ka ardhur momenti për një vizion të ri për Pejën dhe PDK-në.”, tha ai.

 Krasniqi tha se Astrit Ademaj do të jetë kryetari i duhur për Pejën për të nisur realizimin e projekteve, për ta transformuar Pejën në një qytet të zhvillimit ekonomik, turistik, kulturor e sportiv.

 “Peja i ka dhënë tri medalje të arta olimpike Kosovës e krejt shqiptarëve. Por, Pejës i mungon një medalje tjetër e artë: një qeverisje e medaljes së artë – qeverisja e PDK-së në këtë komunë. E bashkë me Astritin, PDK është e gatshme për t’ia dhënë këtë Pejës.”, përfundoi Krasniqi.

 Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj falënderoi kryetarin Krasniqi dhe strukturat e PDK-së në Pejë për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

 “Se qysh ka qeverisur PDK-ja në nivelin lokal dhe çfarë modeli përfaqëson mjafton të shihet komuna e Ferizajt dhe Drenasit aktualisht, si dhe komuna e Prizrenit dhe komuna tjera më parë. Peja ka nevojë të jetë fuqi ekonomike dhe konkurrente në tregun e lirë, sepse shquhet për intelektualë dhe afaristë ndër më të suksesshmit në Kosovë.”, tha Ademaj.

 Ndërsa kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti tha se o punojnë të gjithë që Pejës t’ia ofrojnë një qeverisje të morë me njerëz të ri që kanë vizion të qartë për zhvillim e punësim.

“PDK është gati për fitoren në Peje dhe për këtë po punojmë çdo ditë. Pejës ia kemi ofruar kandidatin më të mirë siç êshtë Astrit Ademaj, një njeri i përgaditur për të udhëhequr me Komunën e Pejës”, tha Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img