Site icon PrishtinaPress

PDK-ja prezanton prurjen më të re Sala Jasharin, kandidatja e parë zyrtare për deputete e kësaj partie

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka prezantuar prurjen e re në parti, Sala Jasharin, e cila tha se do të jetë edhe kandidatja e parë zyrtare në listën për deputetë të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.

Krasniqi tha se Sala e mban me krenari emrin e gjyshes së saj, heroinës Sala Jasharit, nënës së dy gjeneralëve të UÇK-së, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi.

“Me Salën si kandidate në listën tonë për deputetë, dhe të rinj të tjerë që do të na bashkohen rrugës, PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Jashari tha rrugëtimi i saj drejt këtij vendimi është formësuar nga trashëgimia e familjes së saj, e cila tha se iu përkushtua me zemër e shpirt idealit fisnik të çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Kam zgjedhur të ndërmarrë këtë hap, si veprën time të parë të nxitur nga obligimi moral për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve tanë”.

“PDK-ja i mishëron këto parime, që si qëllim ka ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne. Bashkë do të angazhohemi për një Kosovë ku çdo i ri dhe e re ka mundësinë të realizoj potencialin e plotë”, tha ajo.

Exit mobile version