12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja planifikon seancë për anulim të orarit të barnatoreve

Grupi i këshilltarëve komunalë të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të kërkojë të anulohet orari deri në ora 21:00 i barnatoreve.

Leutrim Retkoceri, këshilltar komunal, ka thënë në një intervistë për emisionin “038” në KTV se duhet të ndalet “regjimi i cili cenon të drejtat e pacientëve”.

“Që kur ishim në koalicion, ne kemi kërkuar të ketë transparencë më të madhe në Kuvendin Komunal dhe të menaxhohet më mirë pasi ndodhnin edhe vendime jo të mira, siç ishte orari i barnatoreve, për të cilin kemi pasur vërejtje. Vendimet merreshin ‘shkel e shko’, pa menduar pasojat. Të mos prodhojmë vendime që janë në dëm të qytetarëve. Shfuqizimi i orarit të barnatoreve do të ishte më i dobishëm për qytetarët. Pacientët nuk e zgjedhin kohën kur me u sëmurë. Ne që nga dhjetori, kur ka hyrë në fuqi rregullorja, kemi reaguar kundër kësaj. Të shfuqizojmë regjimin kohor që i është bërë qytetarëve me këtë rregullore”, ka thënë Retkoceri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img