-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“PDK-ja nuk do të heshtë karshi skandalit për fajde”

Pas Kadri Veselit në mëngjes, partia e tij, PDK-ja, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, të enjten pasdite.

Në të, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që të hetohet deri në fund rasti i videos së transmetuar në KTV, e që e përfshin edhe Kadri Veselin.

Hoxhaj siguroi se Veseli nuk ka pasur asnjë lidhje me njerëzit që janë shfaqur në video, e as me temat.

Ai tha se PDK-ja nuk do të heshtë përballë rastit dhe se, madje, e kishte denoncuar në polici Rrahim Hashimin në vitin 2014.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, lidhur me këtë video ka thënë se është herët të gjykohet rasti pasi, sipas tij, duhet vërtetuar kredibiliteti i deklaratave.

Të mërkurën në KTV është publikuar një video ku dëgjohet Kadri Rexhepi, duke thënë se Kadri Veseli i ka marrë 200.000 euro.

Rexhepi ka thënë se ka qenë i detyruar në gjithë skandalin nga Rrahim Hashimi, i cili është lënë të mbrohet në liri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img