-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për të hënën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelar Tahiri ka njoftuar se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, për të hënën në ora 12:00.

Në seancën e jashtëzakonshme të iniciuar nga PDK do të debatohet për bllok tarifat e propozuara nga ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Tahiri ka thënë përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Njoftimi i plotë:

Gjendja ekonomike në Kosovë është mjaft e rënduar si pasojë e pandemisë. Kryefamiljarët kanë vështirësi për të mbuluar shpenzimet mujore elementare në çdo sferë. E vetmja gjë që atyre nuk iu duhet në këtë kohë, është rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Kjo barrë e rëndë mbi qytetarët, që do të rëndojë përtej limitit, xhepin e tyre edhe ashtu të mbingarkuar me detyrime, nuk mund të kalojë pa u trajtuar hollësisht.

Në koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare, z. Arben Gashi dhe z. Besnik Tahiri, në emër të dyzet deputetëve të Kuvendit, sot shtrova kërkesën për mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për ditën e hënë, nga ora 12:00. Në këtë seancë të jashtëzakonshme, ne do të debatojmë e do ta ballafaqojmë qeverinë me realitetin e qytetarëve, mbi gjendjen dhe vështirësitë e të cilëve, ajo tashmë nuk ka kurrfarë ndjeshmërie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img