Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në Zona e Debatit, se PDK-ja i ka votat për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, por po e pret partnerin e koalicionit që edhe ata të grumbullojnë votat e nevojshme.
“Partia Demokratike i ka votat për Demarkacionin, ne jemi duke e pritur Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti.
“Jo vetëm që i kemi votat për Demarkacionin, por PDK është unike dhe ka mirëkuptim për Kryeministrin që ka problem me 30 për qind të deputetëve. Por ne në PDK-së kemi vendim unanim për ta votuar Demarkacionin, mund të mos jemi një votë ose dy, por jo më shumë kurrë”.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, ka vazhduar mëtej duke lavdëruar partinë e tij për organizimin dhe funksionimin.
“Sistemi i partisë Demokratik është sistem që është larg të tjerëve”, pohoi Hoti.