1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja e kundërshton planin e Qeverisë për caktimin e çmimeve tavan për produktet esenciale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se aktualisht Kosova ka mungesë të realizimit të projekteve.

Sipas tij, sikur të kishte Qeveri më efikase, projektet do të duhej të lëviznin më shpejt.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë tha se Projektligji për caktimin e çmimeve tavan për produktet e listës esenciale i jep mundësinë Qeverisë të ndërhyjë në treg.

“Jemi në një situatë ku duhet të shpenzojmë deri në 20 për qind të vlerës së projektit, nga ato mjete që i kemi në bilanc bankar që janë rreth 700 milionë në kuadër të bilancit bankar”.

“Kemi edhe mungesë të realizimit të projekteve, që duhej të realizoheshin dhe të mos vinim në një situatë të tillë. I kemi bëri thirrje në vazhdimësi të realizojë projekte që kanë qenë në kuadër të buxhetit”.

“Një projektligj i tillë nuk është konsultuar me Asociacionin e Kosovës. Ky projektligj ka ardhur në Kuvend pa konsultime. Projektligji i dytë, i jep mundësinë Qeverisë të ndërhyjë në treg. Mënyra si është paraparë të ndërhyhet në treg është në kundërshtim”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img