1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja e bindur: Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë Ligjin për Paga dhe atë për zyrtarët publikë

Në Kuvendin e Kosovës dje është miratuar ligji për zyrtarët publikë dhe ai për pagat në sektorin publik.

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kjo parti do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këto dy ligje.

“Ne kemi shprehur kundërshtimin prej fillimit ndaj ligjit për zyrtarët publikë dhe për pagat për shkak se janë bërë në kushte të mungesës së plotë të transparencës dhe për shkak se shkelin Kushtetutën e Kosovës”.

“Në rastin e ligjit për zyrtarët publikë, i shkel detyrimet që Kosova i ka marrë përmes MSA-së ndaj Bashkimit Evropian dhe shkel të drejtat e njeriut për shërbyesit civilë”.

“Në rastin e ligjit për pagat, është bërë në mungesë totale të transparencës për shkak se sot është votuar ligji i pagave, por askush në Kosovë nuk e di se sa e ka pagën. Sot askush nuk e di se nëse është rritë apo zvogëluar paga e tij”.

Ai është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë këto ligje që janë miratuar sot në Kuvendin e Kosovës. /klankosova

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img