2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja dhe AAK-ja bëjnë koalicion në Vushtrri

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni në qytetin e Vushtrrisë për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 nëntor.

Kështu u bë e ditur vet kandidati i PDK-se për kryetar të kësaj komune, Ferit Idrizi.

“Të zotuar në qeverisje të mirë, duke harmonizuar programet tona për Vushtrrinë e me besim se do arrijmë të zhvillojmë më shumë qytetin tonë e të krijojmë vende të reja të punës kemi arritur koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri. Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për zhvillimin e Vushtrrisë. Jemi zotuar që ta respektojmë partnerin e koalicionit dhe implementojmë marrëveshjen që kemi për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë. Dalshim faqebardhë, na priftë e mbara”, ka shkruar Idrizi.

Në balotazhin e 14 nëntor për postin e kryetarit të Vushtrrisë do të garojnë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ferit Idrizi dhe kryetari aktual nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img