9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK injoron keq Shpend Ahmetin

Janë bërë dy ditë që kur Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja, por ai ende nuk e ka bërë të qartë nëse do t’i bashkohet ndonjë subjekti politik, shkruan Gazeta Blic.

Por për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën, një aderim i mundshëm i Shpend  Ahmetit në subjektet e tyre politike do të ishte një nder i madh.

Kështu të paktën janë deklaruar Driton Selmanaj nga LDK e Bilall Sherifi nga Nisma.

Por ndryshe nga LDK e Nisma, PDK është indiferente ndaj Shpend Ahmeti.

E kontaktuar nga “Gazeta Blic” deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, për tu pyetur nëse do ta pranonin Shpend Ahmetin në PDK, ajo tha që kjo gjë nuk i intereson aspak.

“Mua si Ganimete as nuk me intereson për të”, tha shkurt ajo.

Ndërkohë Shpend Ahmeti, përmes një letre dërguar medieve ka numëruar arsyet se pse ai po e braktis Vetëvendosjen.

Për dorëheqjen e Shpend Ahmetit, ka reaguar edhe Vetëvendosje, ku përmes një komunikate për media thuhet se Lëvizja e ka pranuar me zhgënjim largimin nga e Ahmetit nga VV-ja, por se presin nga ai që ti përmbush premtimet që ka dhënë në emër të Lëvizjes.

“Morëm vesh, jo pa zhgënjim, dorëheqjen prej organizatës sonë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017” thuhet në reagimin e VV-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img