Site icon PrishtinaPress

PDK ia numëron Muharrem Sfarqës premtimet dhe dështimin e tyre

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj po konsideron se kryetari aktual i kësaj komune, Muharrem Sfaqa nuk ka lidhje me zhvillimin ekonomik

Kjo sipas PDK-së, vërtetohet me dështimin e disa projekteve dhe me faktin se drejtorisë së zhvillimit ekonomik iu janë ndarë vetëm 1.31 % e buxhetit.

Drejtues të PDK-së në Ferizaj, gjatë një konference për media, kanë përmendur një nga një premtimet e Sfarqës dhe dështimin në realizimin e këtyre premtimeve.

Kryetar i departamentit për zhvillim ekonomik në degën e PDK-së në këtë komunë, Medain Hashani ka thënë se kryetari Sfarqa gjatë mandatit të tij pati premtuar shumë, derisa ai ende vazhdon të mos e kuptojë se çka është zhvillimi ekonomik.

“Në vazhdim po i ceki disa premtime që kanë të bëjnë vetëm me ekonominë në përgjithësi, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, hapjen e zonave industriale, zhvillimin e bujqësisë, subvencione në bujqësi deri në 5.2 milionë, zvogëlimin i papunësisë, ku pati premtuar 3.000 vende pune të reja, kryetari në ikje i Komunës së Ferizajt, jo vetëm se nuk realizoj asnjë premtim që e ka premtuar, mirëpo, ende nuk është duke e kuptuar se çka është zhvillimi ekonomik sepse asnjë nga faktorët nuk e ka plotësuar dhe nuk është duke e plotësuar”, tha ai.

Ai ka akuzuar kryetarin aktual edhe për mos zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal, duke thënë se vendimet kanë mbetur vetëm në letër.

“Në Bujqësi ka premtuar subvencione në shumën prej 5.2 milionë euro gjatë mandatit të tij që i bie se për çdo vit është dashur për bujqësi të ketë subvencione në shumë prej 1.300.000.00 € ndërsa edhe me buxhetin e vitit 2017 edhe pse është vit elektoral ka paraparë që subvencionet të jenë në shumën prej 268.000.00 € që në përqindje i bjen se ka realizuar premtimin 25 %. Edhe pse ne si opozite vazhdimisht kemi kërkuar që projektet e vogla mashtruese të parapara në kornizën afatmesme dhe buxhetin e vitit 2017 të eliminohen si kategori buxhetore dhe shuma e tyre të destinohet për bujqësi, kryetari në ikje nuk ka pranuar një gjë të tillë, pasi që është një vit elektoral dhe sa për dijeni të qytetarëve, kemi projekte në shumën prej 50.000.00 euro që janë paraparë të kryhen për 3 vite, pra në vitin 2019”, tha ai.

Hashani drejtuar akuza nga Sfarqës edhe sa i përket ndarjes së pronave të cilat kanë qenë të destinuara për zhvillimi ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke thënë se prona vetëm janë ndarë por që nuk ka investitor.

Sipas tij, buxheti i vitit 2017 i Komunës së Ferizajt është 26.480.591.00 euro, ndërsa, buxheti i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, në shumën prej 347.334.00 euro, që në përqindje i bie se 1.31 % e buxhetit është orientuar për zhvillim ekonomik. Ai shtoi se kjo tregon se sa din kryetari për zhvillimin ekonomik.

Exit mobile version