-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

PDK fton prokurorinë ta hetoj VV-në: Ju jeni bashkëpunëtorë të Radojçiqit, i dëgjuam përgjimet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri e ka ftuar Prokurorinë e shtetit, ta hetoj Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të disa përgjimeve ku pretendohet se Mimoza Kusari – Lila, ka komunikuar me Milan Radojçiq, i cili është në Listën e Zezë të ShBA-së.

Përgjimeve të cilave iu referua Tahiri, u publikuan nga mediumi Nacionale. Në këto përgjime pjesëmarrës janë Mimoza Kusari – Lila, me anëtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku diskutojnë për disa komunikime që Kusari – Lila, sipas tij i ka pasur me Radojçiqin.

“Realisht këtu po del diçka tjetër që ne seancë të jashtëzakonshme duhet me pas për komunikimet e VV-së me Radojciqit. Sapo i dëgjuam disa përgjime që dokumentojnë bashkëpunimin me kryekriminelin me Radojciq. I bëjë thirrje prokurorisë së shtetit, që të marrë hapa në raport me gjithë ata njerëz që janë ën komunikim me njerëz të cilët janë në ndjekje nga prokuroria e në listën e zezë të ShBA-së”, ka thënë ai.

“Sot me gjastë po fillon një epokë e re e prezantimit të bashkëpunimit të VV-së me Radojciq. Në grupin tuaj ka figura kredibile për me fol për një cështje të tillë. U hap një epokë e re e cila po e prezanton një angazhim tuajin me kryekriminelin Radojciq. I falënderoj mediat që po bëjnë më shumë se ne për demaskimin e Albin Kurtit”, ka vijuar ai.

Reagime nga PDK, ka pasur edhe nga kryetari i kësaj partie, ai ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e pyetur se “Albin, me Milan Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”.

Ngashëm ka reaguar edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku e cila ka thënë “Nejse, koordinim paska…ama me Milanin”.

Sipas mediumit Nacionale këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në bisedë Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Pas kësaj Simiç thotë se, “një herë kemi biseduar më gjatë, ku kemi folur për energjinë në Veri, a e mban mend. Kemi provuar të gjejmë zgjidhje dhe të ndërtojmë raport partnerësh dhe disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet të ndikoj as Vuçiq”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img