Odat e burrave prej shumë vitesh janë vend ku politikanët zhvillojnë fushatat politike në fshatra.
Kështu ka filluar edhe sivjet, në komunën e vetme që po mban zgjedhje në këtë kohë, Drenasi, transmeton Koha.net.
Kandidati i PDK-së në këtë komunë është Ramiz Lladrovci. Ai ka braktisur detyrën e tij si ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe është kthyer në Drenas, ku po synon të marrë drejtimin e komunës.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, Lladrovci shihet me deputetin tjetër të PDK-së, që së fundi u rikthye në këtë parti pasi doli i pavarur, Shaip Muja, duke bërë fushatë zgjedhore në një odë të Gradicës së Drenasit.