Site icon PrishtinaPress

PDK ende nuk ka kandidat zyrtar për kryetar të Prishtinës

Në përgjithësi partitë politike ende nuk i kanë bërë të ditur kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës. Sa i përket PDK-së deri më tash si më i mundshëm për kandidaturë është përmendur Lirak Çelaj, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare nga kjo parti.

 Në një prononcim për Indeksonline, Çelaj thotë se megjithëse s’ka ende asgjë zyrtare po punohet në atë drejtim që ai të jetë kandidat për Prishtinën. “Dega e Prishtinës është pro meje, po edhe veprimi do të thotë tërheqja ime prej postit të zëvendës ministrit në konsultim me kryetarin, pra s’ka diçka zyrtare por janë ndryshime që janë duke u punuar në këtë drejtim. Unë jam si kandidatë i mundshëm i degës, por vendimin përfundimtarë e merr qendra”, ka thënë Çelaj.Megjithatë, ai beson se kjo është vetëm çështje kohe, pasi ai tashmë ka folur me kryetarin e PDK-së, kur edhe ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit.

“Vet fakti që kam diskutuar me kryetarin kur kam dhënë dorëheqje dhe jam marr me këtë punë ne diçka kemi diskutuar, por për ato zyrtare që janë besoj që do të informoheni me kohë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version