6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

PDK e quan eksperiment masën mbështetëse “Qeveria për familjet”

Partia Demokratike e Kosovës masën mbështetëse të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, për punësimin e një anëtari për çdo familje, e ka quajtur eksperiment tjetër me paranë publike dhe stimulim për keqpërdorimin e këtyre parave.

Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se kjo masë është pa ndonjë efekt substancial në funksion të adresimit të papunësisë.

Mustafa: Nisma për subvencionimin e përkohshëm të punësimit një eksperiment me paranë publike

“Nisma e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e përkohshëm të punësimit paraqet vetëm edhe një eksperiment tjetër me paranë publike, pa ndonjë efekt substancial në funksion të adresimit të problemit të papunësisë. Papunësia është problem strukturor i ekonomisë së Kosovës dhe nuk mund të adresohet me masa 6 mujore dhe të njëhershme, sidomos kur ato janë të dizajnuara vetëm sa për të theksuar fraza populliste sikur ajo ‘çdo shtëpi nga një të punësuar’, janë të bazuara në kritere vështirë të plotësueshme dhe që vetëm sa stimulojnë mashtrimin me paranë publike. 

Për më tepër, hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike”, shtoi ai.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme dhe punësim dhe jo lëmosha të kohë pakohshme.

Mustafa: Qytetari ka nevojë për të ardhua të qëndrueshme e jo për lëmosha

“Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se vendi gjendet në krizë ekonomike dhe nuk ka kohë të humbë me eksperimente të tilla që shpërdorojnë paranë publike. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme nga punësimi dhe jo për lëmosha të kohëpaskohëshme”, tha Mustafa.

Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u kthehet investimeve publike kapitale.

Mustafa: Qeveria t’i kthej investimet publike kapitale

“Për ta adresuar problemin e parë, atë të kërkesës së pamjaftueshme në ekonominë e Kosovës, si nevojë më urgjente është që Qeveria t’i kthehet investimeve publike kapitale, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të ulëta se aktualisht. Shkalla e realizimit të projekteve kapitale në raport me planin vjetor gjatë gjysmës së parë të vitit 2022 sillet në vetëm rreth 10 për qind. Investimet kapitale të Qeverisë janë të domosdoshme për të rritur kërkesën e përgjithshme në planin afatshkurtër dhe për të krijuar kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në planin afatgjatë. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të përdorë instrumentet e saj fiskale për të frenuar rritjen e çmimeve dhe të ndërmarrë masat që tani më kemi propozuar për t’i ndihmuar qytetarët me të ardhura fikse që të përballojnë rritjen e çmimeve”, tha ai.

Sa i përket mospërputhjes mes aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës, Mustafa propozoi që Qeveria duhet të ofrojë programe të aftësimit profesional për të papunët ekzistues në mënyrë që ata të përfitojnë aftësitë e kërkuara nga tregu i punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img