Site icon PrishtinaPress

PDK e pranoi, LDK e refuzoi – AAK ende pa vendim/ Çfarë u tha Kurti opozitës pas qëndrimeve të tyre?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës ku temë e diskutimit pritet të jetë agjenda legjislative e kuvendit.

Kurti tha se është i interesuar që të takohet me të gjithë, teksa shtoi se “mendova se është më së miri që të takohemi të gjithë së bashku.

Ta shohim tash, unë jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri që të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithnjë i hapur, i interesuar, i gatshëm dhe këtë e kam treguar edhe në të kaluarën, e do ta tregojë edhe në ditët, javët e muajt në vijim. Tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, tha Kurti për RTV Besa.

Në lidhje me ftesën e Kurtit, përgjigje pozitive ka marrë vetëm nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se është tepër vonë për takime të tilla, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se s’i takon kryetarëve të flasin për agjendën legjislative por shefave të grupeve parlamentare, rrjedhimisht duke e refuzuar ftesën.

Exit mobile version