Akuza në drejtim të Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Shpend Ahmeti vazhdojnë të vijnë nga kundërshtarët politikë të Vetëvendosjes.
PDK dhe LDK janë sulmuesit e radhës të cilët akuzojnë kryetarin Ahmeti për parregullsi në procesin e punësimeve në komunë.
Bujar Cakolli sekretar i Partisë Demokratike në Prishtinë, për televizionin ka deklaruar që se Komuna e Prishtinës më së paku është duke u qeverisur nga prishtinasit.
Jo vetëm Cakolli ka fjalën e tij kundër pushtetit aktual në Prishtinë.
Flamur Shala nga radhët e Lidhjes Demokratike ka deklaruar se punësimet në këtë komunë janë të politizuara.