2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK e LDK kërkojnë që këtë vit të përfundojë Ligji i Pagave

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë kërkuar nga ekzekutivi që për këtë vit kalendarik, të përfundojë Ligji i Pagave dhe Paga minimale.

Nga LDK-ja ka pasur kritika sa i përket votimit të shumë Projektligjeve, ndërsa nga PDK-ja, kanë kërkuar që në pagën minimale mos të përjashtohen veteranët e UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë për EOse Ligji i Pagave ka qenë e nevojshme që të përfundojë këtë vit, për të cilën thotë se po vonohet pa nevojë.

“Puna e parë do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme që tashmë të përfundojë Ligji i Pagave, i cili mund të zgjidhte shumë sfida dhe problemet në të cilat janë sot në sektorin e arsimit dhe në shumë sektorë tjerë, si dhe do të zgjidhte shumë mundësi në çështjet sociale të qytetarëve tanë”.

“Një Ligj i cili po vonohet pa ndonjë arsye dhe një ligj i cili do të duhej tashmë të jetë praktikisht në funksion dhe jo më të shohim zvarritje. Ligji po ashtu do të zgjidhte dilema që kemi me shoqatat e luftës dhe me shumë kategori tjera sociale”, u shpreh Shala.

Shala ka thënë se nuk do të pranohet nëse jashtë pagës minimale mbesin shoqatat e veteranëve të UÇK-së.

“Definitivisht po, ne nuk jemi pajtuar dhe nuk mund të pajtohemi me një ligj të tillë i cili pagën minimale në rend të parë e përcakton me 250 euro, kur tashmë e kemi një inflacion që tashmë i afrohet një përqindje të lartë, dhe në këtë relacion ky ligj nuk i plotëson as kriteret minimale për kohën aktuale dhe për këtë që po realizohet aktualisht”, u shpreh tutje Shala./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img