4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK e dërgon në Gjykatë Kushtetuese edhe Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi.

Po ashtu, deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Ferat Shala, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të PDK-së, dërguan këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe, më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Sipat Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës derisa për të nuk ka vendim përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img