2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK dorëzon tri kërkesa për debat parlamentar, Tahiri: Gjendja me pandeminë është alarmante

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, ka bërë të ditur se PDK ka dorëzuar sot në Kuvend tri kërkesa për debate parlamentare lidhur me gjendjen me pandeminë në Kosovë.

Tahiri tha se debati i parë që do të mbahet do të jetë për dështimin e qeverisë për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19.

“Ka qenë premtim i Albin Kurtit që brenda këtij viti do të vaksinohet 60 përqind e popullsisë, por ju jeni dëshmitar që Qeveria Kurti nuk i ka siguruar deri më sot as edhe 60 vaksina të vetme”, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se një gjë tjetër që duhet t’ia kujtojmë kryeministrit Kurti se në programin e tij zgjedhor “Krejt dhe Drejt” e ka pasur si premtim që do të punoj ngushtë me Shqipërinë për sigurimin e vaksinave.

“Por ju e dini se ndodhi e kundërta. Kryeministri Kurti refuzoi ndihmën e Shqipërisë për vaksinimin e mësimdhënësve”, u shpreh Tahiri.

Kreu i deputetëve të PDK-së tha se debati i dytë parlamentar do të mbahet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në këto rrethana pandemie.

“Viti që lamë pas, fatkeqësisht ishte vit i humbur për sistemin tonë arsimor. Nuk mund ta pranojmë që edhe viti 2021, të jetë një vit i humbur për arsimin dhe për gjeneratat e nxënësve që vijojnë shkollimin në çdo nivel. Kjo nuk është temë e rëndomtë. Po flasim për rreth 345 mijë nxënës në arsimin para universitar, 23 mijë mësimdhënës të cilët sot kanë mbetur pa një plan konkret, pa mbështetje dhe pa mjete për ta realizuar agjendën e arsimit në vend”, tha Tahiri.

Tema e tretë që PDK do të kërkojë të debatohet në Kuvend është gjendja e rënduar ekonomike nga pandemia.

“Nuk kemi parë asnjë plan konkret dhe asnjë ide konkrete se si qeveria Kurti do t’i menaxhojë pasojat e pandemisë në ekonomi. Nuk kemi kuptuar se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që është miratuar në Kuvendin e Republikës. Aktualisht kemi rreth 60 mijë qytetarë të papunë dhe mijëra biznese që kanë falimentuar gjatë pandemisë. Nuk mund të presim që ekonomia, bizneset dhe ndërmarrësit të mbesin në disponimin ditor e javor të kryeministrit apo ministrit të shëndetësisë të cilët vendosin kuturu ta mbyllin vendin për një javë e për dy javë, pa pasur një plan konkret për menaxhimin e pasojave ekonomike të kësaj mbyllje”, tha Tahiri.

Ai tha se kjo nuk është betejë politike përballë qeverisë por adresim i temave që lidhen me fatin e përditshëm të qytetarëve.

“Qytetarët paguajnë taksa, në mënyrë që qeveria me taksat e tyre të ofrojë zgjidhje për probleme si këto. Nuk ka prioritet më të madh sot për sot, sesa mbrojtja e jetës përmes vaksinimit, mbështetja e ekonomisë përmes subvencionimit, dhe ruajtja e gjeneratave përmes sigurimit të arsimit”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img