Site icon PrishtinaPress

PDK dorëzon kërkesë për seancë rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot kërkesën për mbajtjen nesër, të seancës së jashtëzakonshme rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Ai tha se, kërkesa është dorëzuar bashkë me nënshkrimet e 40 deputetëve, që e mbështesin këtë nismë.

”Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”./PrishtinaPress/

Exit mobile version