-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“PDK do t’i fitoj zgjedhjet. Zgjidhja e Demarkacionit e Ushtrisë, pastaj zgjedhjet”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja ka folur rreth deklaratës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli i cili ka thënë që nëse nuk kalohet demarkacioni duhet të shkohet në zgjedhje.

“Deklarimi i kryetarit Veseli se nëse nuk kalon demarkacioni do të shkojmë në zgjedhje, është vetem arsye që në mesin e shumë problemeve tjera e shumë ngecjeve që ka kjo qeverisje nuk duhet vazhduar tutje”, tha Muja.

Çështje të rëndësishme si demarkacioni e asociacioni, janë vetëm disa nga arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje sa më shpejtë ka thënë Muja për gazetën Blic.

“Demarkacioni dhe asociacioni kanë qenë tema qeveritare të qëllimshme me e mbyllë performancën e dobët që ka kjo qeverisje , dhe Zotri Veseli siç shihet e ka kuptuar qartë se parametrat ekonomikë nuk janë askundë në praktike siç paraqiten projektet nga qeveria. Sektorët të gjithë janë në ngecje, tema konfliktuoze që prodhon qeveria siç duket janë vetëm edhe një shkasë që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje.”

Para zgjedhjeve sipas Mujës duhet të zgjidhen dy çështje, e para demarkacioni dhe tema e formimit të Ushtrisë.

“Por para se të shkohet në zgjedhje këtë javë që vjen duhet ta trajtojmë me konsensus, demarkacionin dhe të marrim vendim të qartë në parlament gjë që e kam cekur qysh para një viti e gjysmë , dhe të ishte përdore kjo praktike sot demarkacioni do të kishte marrë rrugë të zgjedhjes dhe kjo temë nuk kishte me qenë më tutje, por kjo si ka konvenuar qeverisë. Dhe tema tjetër është nëse vlerësohet se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese të analizojmë edhe këtë me konsensus nacional dhe t’a miratojmë, me ligj Ushtrinë, dhe menjëherë të shpallen zgjedhjet.”

Ndërsa sa i përket asaj se a do të dalë Partia Demokratike e parë në zgjedhje Muja ka theksuar se PDK-ja është e vetmja parti në vend e cila është serioze dhe cilësore.

“Sa i përket se a do të dalë PDK parti e parë kjo nuk ka as diskutim sepse oferta politike nga spektri që e njohim nuk ka ndonjë cilësi dhe sovrani momentalisht vetëm PDK-në e sheh si parti më serioze e mundësive dhe shpresës , edhe pse në PDK ka shumëçka që duhet përmirësuar por mendojë se do ketë performancë të jetë partia e parë.”

Muja ka theksuar faktin se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohëshme ai madje jep edhe një ide se si mund të zgjidhjet kjo temë njëherë e përgjithmonë.

“Pa e rrëzuar demarkacionin me konsensus dhe vendim parlamentar jo nuk bën të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Rrëzimi apo anulimi duhet të jetë në këtë formë. Versioni aktual i demarkacionit i nënshkruar me datën 26 gushtë 2015 mes RKS dhe Malit të Zi është i papranueshëm dhe anulohet. do deklarim zyrtare deri më tani nga kushdo qoftë është i pavlefshëm për t’u përdorur në instanca kombëtare e ndërkombëtare.”

“Krijohet një komision i ri që të vazhdojnë bisedimet me Malin e Zi dhe nëse kjo nuk vlen fillon përgatitjat për arbitrazh. Kjo do të ishte praktika më e mirë e pranushme dhe e cila e fut në rrugën e zgjidhjes së problemit. Besoj se ka mjaftë fakte që Mali i Zi t’a kuptojë gabimin dhe ta bëjë përmirësimin e pa shkuar në arbitrazh fare së paku kështu kanë deklaruar autoritete zyrtare të tyre.”Ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i partisë më të madhe të koalcionit qerveritar, PDK-LDK, Kadri Veseli, ka dërguar një mesazh të qartë te Isa Mustafa, që nëse nuk kalon demarkacioni duhët të shkohet në zgjedhje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img