3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

​PDK do të ngrisë kallëzim penal ndaj Nagavcit: Do të angazhohemi maksimalisht për të shkuar në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Kështu u shpreh ai, teksa theksoi se e njëjta është përgjegjëse për privimin e 210 mijë nxënësve dhe mos realizimin e kompetencave ligjore. Tahiri bashkë më anëtarë të Komisionit për Arsim kanë mbajtur konferencë për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët, me ç’rast paralajmëruan se do të angazhohen maksimalisht që vendin ta çojnë në zgjedhje.

Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të ishte e pranishme në seancën e sotme dhe të diskutohej për çështjen e librave.

Ai deklaroi se do të bëjnë kallëzim penal për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas tij, kjo e fundit ka bërë shkelje penale, për çka, siç tha ai, do të ndiqet penalisht.

Për më tepër, shefi i deputetëve të PDK-së tha se do të angazhohen maksimalisht që vendi të shkojë në zgjedhje.

Edhe anëtarja e Komisionit për Arsim nga PDK, Eliza Hoxha tha se shumica parlamentare sot sërish ka ikur nga përgjegjësia. Sipas saj, ikja e parë është nga ministrja Nagavci, e cila nuk ka arritur të përmbush obligimin e saj ligjor.

Në seancën e sotme, Hoxha tha se është menduar që të kërkohet llogari nga pushteti për çështjen e librave për nxënësit.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati tha se kjo qeveri është e specializuar për të bërë kaos, ku shtoi se në krye të Ministrisë së Arsimit është një ministre mediokre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img