0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PDK do që demarkacioni të shkoj javën tjetër në Kuvend, LDK kundër

Partnerët e koalicionit po shpërfaqin dallimet e tyre sa i përket çështjes se demarkacionit.

Partia më e madhe në vend, PDK po insiston qe brenda javës se ardhshme demarkacioni me Malin e Zi  të procedohet në Kuvend, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk duan qe kjo çështje të shkoj në Kuvend për sa kohë qe nuk sigurohen votat e nevojshme për ta kaluar këtë çështje.

Dallimet në mes të PDK’së dhe LDK’së për çështjen e demarkacionit u konfirmuan pas bisedës telefonike qe kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli patën më zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Yee

Përderisa në komunikatën e Kuvendit u tha se Veseli dhe zyrtari amerikan u pajtuan qe demarkacioni të hedhet në votim javën e ardhshme, në komunikatën e qeverisë nuk u përmenden fare data.

Vet kryeministri Mustafa kishte thënë në fillim të këtij muaji se brenda prillit demarkacioni do të shkoj në Kuvend, por siç duket ka hequr dorë nga ky deklarim.

I pari i ekzekutivit, në një interviste për mediet ditë me parë tha se demarkacioni mund të mos procedohet deri në fund të muajit maj apo në fillim të muajit qershor.

Se nuk do të ketë procedim të demarkacionit javën e ardhshme e thotë edhe këshilltari i kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj.

Ky i fundit në një prononcim për Indeksonline, tha se kryeministri do të udhëtoj javën e ardhshme në Bruksel për të bindur Brukselin zyrtar qe liberalizimi i vizave të ndodhë më kusht për qytetarët e Kosovës.

Krejt ky prolongim i çështjes se demarkacionit ndërlidhet me mungesën e votave. Në LDK thuhet të jenë së paku tetë deputetë kundër version aktual të demarkacionit. Në anën tjetër, në PDK thuhet se janë vetëm dy deputetë.

Tashmë thuajse ka një qëndrim zyrtar të PDK’së se nëse dështon ratifikimi i demarkacionit, atëherë duhet t’i hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

E, mediet kanë raportuar se në pjesën e parë të muajit qershor qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img