Site icon PrishtinaPress

PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin ndaj aksioneve të bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve të kësaj partie.

PDK thotë se për të këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike.

“Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaq dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore”.

PDK shton se Dhomat e Specializuar të Kosovës janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, me mandat të qartë dhe të kufizuar për të hetuar krimet e pretenduara për trafikim të organeve.

Fatkeqësisht, që nga momenti kur janë bërë publike aktakuzat e para kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe ish-udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, është bërë e qartë se fokusi i Dhomave të Specializuara ka dalë jashtë mandatit dhe çdo kontrolli institucional, duke u shndërruar në një mekanizëm që i ndjekë vetëm shqiptarët”.

PDK kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë “fushatë përndjekëse” dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre

Exit mobile version