7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

PDK dhe LDK thërrasin konferencë për media

Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thirrur për nesër konferencë për media.

PDK do ta mbajë konferencën prej orës 11:15, kurse LDK ka ftuar konferencë prej orës 11:00. Ajo do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.

Reporteri.net ka mësuar se thirrja e konferencës nga ana e PDK-së lidhet me rezultatet në testin PISA.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar në këtë rezultat.

“Rezultatet, të cilat janë bërë publike sot, kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh se në këtë cikël të testimit, që u organizua në pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Kritika të shumta pati sidomos nga partitë opozitare./Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img