Site icon PrishtinaPress

PDK dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar dje në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. 

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, i cili është koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK.

Këtë Projektligj, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë më 9 shkurt të këtij viti. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte falënderuar deputetët që përkrahen me votë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.   

Exit mobile version