-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

PDK dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës: Akt i ulët dhe i papranueshëm

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, ka reaguar pas sulmit fizik mbi kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hamza ka kërkuar që rasti të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit. Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.”, ka shkruar Hamza.

Ndërkaq, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, në një konferencë për media ka dënuar sulmin ndaj Muhaxherit dhe ka ftuar organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të dënojnë akterët e përfshirë në këtë sulm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img