Site icon PrishtinaPress

PDK dënon sulmin ndaj drejtorit të Inspeksionit në Pejë

Dega e PDK-së në Pejë e ka dënuar sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspeksionit në këtë komunë Leotrim Myrtezaj.

PDK ka inkurajuar Murtezaj që të vazdhojë punën duke respektuar ligjet, derisa ka ftuar organet përgjegjëse që të merren me personat e përfshirë në sulmin fizik ndaj tij.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, ashtu siç keni pasur rastin të informoheni gjatë ditës, mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm të cilëve bazuar në ligj, u është prishur interesi është sulmuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës Leotrim Myrtezaj.

PDK e dënon ashpër sulmin ndaj z. Myrtezaj”, ka thënë PDK në reagimin e saj publik.

Reagim i plotë:

Dega e PDK-së në Pejë dënon sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspeksionit, Leotrim Myrtezaj

Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, ashtu siç keni pasur rastin të informoheni gjatë ditës, mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm të cilëve bazuar në ligj, u është prishur interesi është sulmuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës Leotrim Myrtezaj.

PDK e dënon ashpër sulmin ndaj z.
Myrtezaj.

PDK inkurajon z. Myrtezaj dhe drejtorët tjerë të Komunës së Pejës, që të vazhdojnë punën, duke respektuar ligjet, kurse fton organet përgjegjëse që të merrën me personat e papërgjegjshëm, në këtë rast me sulmuesit.

Exit mobile version