1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK demanton lajmin se do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas raportimit se PDK po bëhet gati të hy në koalicion qeverisës.

Bytyçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se PDK asnjëherë deri më tani s’e ka shqyrtuar e as trajtuar këtë temë.

“Lajmi nga syri.net se PDK po bëhet gati të hyjë në Koalicionin qeverisës, është plotësisht i pavërtetë. Për një kohë të gjatë, disa media dhe analistë po e mashtrojnë opinion se kinse ka një marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri. Janë përmendur emra e konfiguracione politike. Por, të gjitha këto, janë të pavërteta”, thotë ai.

Sipas tij, PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img