9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PD kërkon seancë të jashtëzakonshme për mandatin e Olta Xhaçkës

Grupi Parlamentar i PD-së në Shqipëri, i ka drejtuar një letër kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit ku i kërkon thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.

Arsyeja e kësaj kërkese është rishikimi i mandatit të deputetes Olta Xhaçka, transmeton klankosova.tv.

”Të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.

Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës.

Sipas Partisë Demokratike siç shkruan Euronews.al, ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, si dhe vë diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img