Pavarësisht se i sanksionuar në vitin 2021 nga Thesari amerikan i Shtetit, biznesmeni serb i veriut të Kosovës, Radulle Steviq, ka vazhduar punën me kompaninë e tij në komunat e banuara me shumicë serbe në veri.
Një tender prej rreth një milionë e gjysmë eurosh i është edhe fundvitin e kaluar nga Komuna e Zveçanit nga strukturat që operonin nën sistem të Serbisë, siç bëri të ditur REL duke cituar një dokument të prokurorimit publik në Serbisë.
Madje, sipas shkrimit të REL, edhe të dhënat se Steviq gjatë kohës sa nuk ka qenë nën sanskione amerikane ka marrë mbi 5 milionë euro buxhet nga Qeveria e Kosovës.
Steviq, i cili edhe vetë është nga Zveçani, është pronar edhe i dy kompanive të regjistruara në sistemin e Kosovës: “RAD” D.O.O. dhe “RAD” P.T.P.