Site icon PrishtinaPress

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, Erdoğan u zotua të “respektojë vendimin e kombit”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve lokale shënuan një “pikë kthese” për AK Partinë.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, Erdoğan u zotua të “respektojë vendimin e kombit”.

Duke iu drejtuar njerëzve nga selia në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se partia e tij nuk mund të arrinte rezultatet e pritura nga zgjedhjet lokale të së dielës.

“Ne do të vlerësojmë me zemër të hapur rezultatet e zgjedhjeve lokale në partinë tonë dhe do të jemi autokritikë”, tha Erdoğan.

Exit mobile version