“Unë mendoj se marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe që të gjithë ne të zgjidhim problemet tona njëherë e përgjithmonë në mënyrë që të kemi një të ardhme të qartë për fëmijët tanë”, ka thënë Vuçiq.
Megjithatë ai thotë se pavarësisht kësaj, një zgjidhje politike Kosovë-Serbi është ende larg.
“Unë nuk po them se jemi afër një zgjidhje politike”, ka potencuar kreu i shtetit serb, derisa ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik është ‘vendimtar’ për çdo marrëveshje të ardhshme politike.
Vuçiq tutje ka thënë se Serbia është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe për miqësinë me SHBA, derisa shton se nuk i vjen turp të tregojë që ka miqësi edhe me Rusinë dhe Kinën.