Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke i quajtur “vëllezër”.
“Sot është një ditë e gëzuar. Sot, vëllezërit myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Duke e lutur Zotin për të gjithë njerëzit e botës, Zoti i dhëntë të gjithëve gëzim dhe paqe. Urime Bajramin vëllezërve mysliman në tokën e Kosovës, le të luten ata që besojnë në Zotin për paqe në shpirtrat e tyre”, tha Porfirije.
Patriarku shtoi se tubimi i sotëm është me qëllim të lutjes për paqen e serbëve në Kosovë.
“Për ju vëllezër dhe motra që jetoni në Kosovë, ne kemi ardhur të lutemi me ju, t’i përulemi forcës dhe vendimit tuaj për të ruajtur vendet tona të shenjta në Kosvoë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa besim në shpirtrat tuaj. Me lutjen tuaj dhe qëndrueshmëria dhe ne të tjerët shërohemi nga brenda, lindim përsëri dhe fillojmë të kuptojmë se gjëja më e rëndësishme është të kërkojmë së pari mbretërinë e qiejve, të besojmë në dashurinë e Zotit”, theksoi patriarku.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të kontribuojnë për paqen në Kosovë.
“Por ne e dimë se nuk do të ketë kurrë paqe, nëse nuk është në shpirtrat tanë. Dhe ne jemi mirënjohës ndaj jush që na kthjellët me shembullin tuaj. Ju gjithashtu na shëroni me lutjen tuaj dhe besimin tuaj ortodoks. Kisha jonë nuk do të harroje askënd dhe nuk mund ta lërë. Nëse Kisha harron qoftë edhe një serb apo serbe nga Kosova, atëherë ekzistenca jonë nuk ka qëllim. Ne lutemi për çdo shpirt në Kosovë, që Zoti të fusë paqen e tij në çdo shpirt”, tha Patriarku Porfirije.
Ndryshe, Vidovdani apo qysh njihet si “Beteja e Kosovës”, zakonisht është organizuar në Gazimestan, por për shkak të gjendjes së krijuar, këtë herë është mbajtur në manastirin e Graçanicës.