Kapiteni i Policisë së Kosovës, Ragip Bytyçi ka folur për situatën në Klinë dhe karantinën në të cilën po kalon kjo komunë.
Bytyçi për RTV Dukagjinin ka thënë se ndryshimi i orarit të lëvizjes ka ndikuar në menaxhim më të mirë të situatës.
Kapiteni i Policisë së Kosovës thotë se është mirëpritur vazhdimi i karantinës për Komunën e Klinës në mënyrë që të mbahet nën kontroll situata, përcjell Telegrafi.
Ditë më parë një paciente nga Peja që kishte shkuar në Klinë për të kërkuar mjekim kishte pasur kontakte të shumta me njerëz.
“Policia bashkë me QKMF në Klinë kanë siguruar të gjitha kontaktet që ka pasur personi në fjalë. Ato kontakte nuk janë të pakta dhe tashmë 20 familje janë vendosur në karantinë. Presim që ditëve të ardhshme çdo rast të del negativ”, deklaroi Ragip Bytyçi.
Duke folur për situatën në Klinë sa i përket luftës ndaj COVID-19, ai thotë se suksesi pse në këtë komunë nuk është përhapur virusi qëndron në respektimin e karantinës.
“Pothuajse asnjë person që nuk është nga Klina nuk ka mundur të futet në këtë komunë, e shumë pak persona nga Klina kanë mundur të dalin nga ky vend. Vetëm izolimi mund ta parandaloj përhapjen e sëmundjes”, deklaroi ndër të tjera kapiteni Ragip Bytyçi.