3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Patate të pjekura të grira në rende me shtesë të pasur: Racion i cili do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës!

Mënyra e pazakonshme e përgatitjes i jep shije të përsosur

Përbërësit:

– 3 patate të mëdha me lëvore;
– 400 ml ajkë të thartë me shumë yndyrë;
– 300 g kaçkavall të grirë në rende;
– 1 qepë;
– kripë dhe piper sipas shijes.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 200 gradë. Patatet lani mirë, thani dhe secilën veçmas mbështillni në folie alumini.

Secilën patate shpojeni me thikë në disa vende.

Patatet fusni në furrë rreth 75 minuta, përkatësisht derisa të përpunohen krejtësisht termikisht.

Nxirrni nga furra dhe lini të ftohen tërësisht. Mundeni t’i fusni edhe në frigorifer dhe t’i lini gjatë natës.

Patates së pjekur me lëvore, pastaj i shtoni kaçkavallin dhe ajkën. Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës. Shtoni qepën e grirë.

Me kujdes përzieni të gjithë përbërësit me pirun. Patjetër përdorni pirunin madje lehtësisht, që të mos i shndërroni të gjitha bashkë në pure.

Zhvendosni patatet në një enë të lyer dhe piqni në 220 gradë rreth gjysmë ore.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img