Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë.
Në deklarimet e tij për vitin 2023, rezulton se shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, zotëron pasuri marramendëse. Bëhet fjalë për qindra mijëra euro para të gatshme, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Deklarimi i tij zbulon se ai ka në pronësi para të gatshme në shumën prej 291 mijë e 926 euro, 164 mijë e 674 dollarë dhe 966 funta britanike. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tij kanë në pronësi para në shumën prej 19 mijë e 7 euro dhe 16 mijë e 261 euro, respektivisht.