8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pasuria e zyrtarëve në Kosovë që nuk justifikohet, do të konfiskohet

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se të gjithë zyrtarët publikë të cilët marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe të cilët nuk mund ta justifikojnë pasurinë, ajo do të konfiskohet nga Gjykatat e Kosovës.

Zëvendësministri Sallahu ka thënë se ky projektligj i shërben vetëm luftimit të korrupsionit të zyrtarëve publikë, asgjë më shumë.

“Prandaj, këtij projektligji duhet t’i hapim rrugë të hyjë në fuqi dhe të konfiskojë atë pasuri që nuk është në përputhje me të ardhurat e personave publikë”, ka thënë Sallahu.

Sipas tij, nëse një pagë e caktuar nuk e mbulon një pasuri që është e paligjshme, ajo pasuri duhet të konfiskohet.

“Agjencia e cila është e përcaktuar me këtë projektligj vetëm e verifikon pronën dhe pasurinë e personave publikë, kurse Gjykata e sekuestron ose e konfiskon pasurinë e tillë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se konfiskimin e pasurisë si kompetencë ekskluzive dhe kushtetuese e ka vetëm sistemi i drejtësisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img