0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pasuria e liderëve: Vetë të ‘varfër’, familjarët të ‘pasur’ (VIDEO)

Gjendja në llogarinë bankare i ra krejt përtoke.

Nga 43 mijë euro që presidentja, Vjosa Osmani i kishte deklaruar si para të gatshme që i ruante në bankë, këtë vit tha se i ka veç 329.

Mbase ato ia dha bashkëshortit të saj, Prindonit, që këtë vit e bleu edhe një “banim në varg” që i kushtoi më shumë se gjysmë milioni.

Për këtë investim të ri shefja e shtetit deklaroi që e shitën shtëpinë në Australi, atë të prindërve të burrit, banesën në Prishitinë e edhe morën hua nga familjarët.

Megjithatë, i mbeti një banesë në vlerë të gati 60 mijë eurove, shtëpia në Marigona Hill e edhe 5 ari tokë.

Në borxhe nuk u fut, por as para nuk bëri. Bile, kryeministri Albin Kurti nga 401 euro që i pati në bankë vitin e kaluar, i mbetën vec 119. Paratë e shtëpisë, mbase i mbanë gruaja e tij pasi i deklaroi 10 mijë euro si kursime në një bankë në Norvegji.

Në emër të bashkëshortes shefi qeveritar e kaloi edhe pasurinë e vetme të paluajtshme, banesën që vlen 400 mijë euro.

E kryekuvendari Glauk Konjufca, gruan sikur e kurseu nga barra e pasurisë. Ato, sidomos banesat, njëra 44 e tjetra 92 mijë euro, i figurojnë në emër të prindërve.

Ndërkaq, pasurinë e paluajtshme e ka në emër të vetin, banesën, deponë e parkingun që i vlejnë veç 67 mijë euro.

Shumë më pak se kaq i ka kursimet në banka, në fakt ato nga 8 mijë e dicka, i ranë në 6 mijë euro.

E opozitarët, pronësinë e pasurinë më shumë e deshën mbi vete.

Gruaja e Memli Krasniqit, e Lumir Abdixhikut e ajo e Ramush Haradinajt nuk kanë më shumë para në bankë se burrat e tyre

Të paktën sipas të dhënave të Agjencisë kundërkorrupsion, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, del të jetë më i pasuri prej tyre pasi i ka katër shtëpi, vilë e tokë që ia kalojnë milionshin.

Nëse me pasuri të paluajtshme po, me para digjitale Memli Krasniqit nuk ia kalon kush.

Lideri i PDK-së nga 2011 investoi në 20 lloje të kriptovalutave e krejt i ka në pronësi të tij, krahas një banese e shtëpie që i vlejnë 300 mijë euro.

E ndonëse pasurinë e paluajtshme e ka pak më të madhe, me shtëpi e tokë, kryetari i LDK-së merr më shumë para se Krasniqi, nga puna që bënë në kuvend, unveritet privat e kompani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img