Pasuria e deputetëve të Listës Serbe

213
Advertisement

eputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe kanë bërë publike pasurinë e tyre për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Disa prej tyre kanë goxha pasuri e disa nga ta kanë deklaruar se nuk kanë as edhe një veturë.

Advertisement

Deputeti Igor Simiq, në listën e pasurive të paluajtshme ka treguar për një banesë me sipërfaqe 45.00 m2, vlera e së cilës është 15,000.00

Deputeti Simiç ka rreth 4 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare, por ai nuk ka ndonjë veturë të deklaruar.

Ai ka edhe një kredi prej 11 mijë eurove, kohëzgjatja e së cilës është deri në vitin 2010. Nga paga e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, Simiç për një vit fiton 26, 656.00 euro.

Pasurinë e ka deklaruar edhe deputetja Jelena Bontiq. Ajo ka bërë të ditur se ka një banesë me sipërfaqe prej 39.50 m2, vlera e të cilës është 20,000.00 euro.

Deputetja Bontiç nuk qëndron keq as me para të kursyera, ajo ka rreth 70 mijë euro në dy banka të ndryshme në Kosovë. Nga paga e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, ajo fiton 25,464.56 euro

Pasurinë e ka deklaruar edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Jasmina Zivkoviq. Ajo ka deklaruar për një objekt biznesi vlera e të cilit është 100,000.00 euro, por që është në pronësi të bashkëshortit të saj. Gjithashtu edhe për një veturë e cila kushton 10,000.00 euro, por që edhe ajo është në pronësi të bashkëshortit të saj.

Nga paga e saj si deputete ajo për një vit fiton 25,786.67 euro.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë për vitin 2019 e ka deklaruar edhe deputetja Miljana Nikoliq.

Në listën e pasurive të paluajtshme, deputetja ka deklaruar për një banesë me sipërfaqe 56.00 m2, vlera e së cilës është 30,000.00 euro. Deputetja Nikoliç ka edhe një veturë të tipit Peugeot 308, e cila kushton 6,000.00 euro.

Para të gatshme në institucionet financiare, deputetja i ka rreth 30 mijë euro, në dy banka të ndryshme në Kosovë.

Nga paga e saj si deputete për një vit ajo fiton gjithsej 24,220.79 euro.

Deklarimin e pasurisë për vitin 2019, e ka bërë edhe deputeti Sasa Milosavljeviq. Në listën e pasurive të paluajtshme, deputeti ka treguar për një banesë me sipërfaqe 180.00 m2, vlera e së cilës është 70,000.00 euro.

Po ashtu ai ka bërë publike se ka edhe dy vetura të cilat kushtojnë mbi 20 mijë euro. Në institucionet financiare, deputeti Milosavlejviç ka mbi 1 mijë euro.

Kurse, deputeti i radhës nga Lista Serbe, Slavko Simiq për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme – ai ka deklaruar vetëm veturën e tij e cila kushton 7,000.00 euro. Simiç ka edhe mbi 58 mijë euro të kursyera në dy banka të ndryshme në Kosovë.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës ai fiton 30,390.16 euro për një vit.

Pasurinë e ka deklaruar gjithashtu edhe Srdjan Mitroviq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Pasuri të paluajtshme ai ka një truall me sipërfaqe 15,763.55 m2, vlera e të cilit në euro është 250,000.00. Ai ka edhe një shtëpi me sipërfaqe 180.00 m2 e cila kushton 90,000.00 euro.

Në listën e pasurive të luajtshme, deputeti Mitroviç ka treguar se posedon vetura, traktorë, motoçikleta, vlera e të cilave kalon shifrën 50 mijë euro.

Para të gatshme deputeti i Listës Serbe i ka mbi 100 mijë euro, të ruajtura në banka të ndryshme. Si deputet për një vit ai fiton 23,330.17 euro

Deputetja e cila po ashtu i përket Listës Serbe, Verica Ceranic, nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme që është në emër të saj, por ajo ka deklaruar një veturë, e cila kushton 4,000.00 euro – si dhe para të gatshme në institucionet financiare mbi 20 mijë euro.

Për një vit si deputete e Kuvendit të Kosovës ajo fiton 13,200.00 euro.

Pasurinë e tij e ka bërë publike edhe Zoran Mojsiloviq, në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në listën e pasurive të paluajtshme, ai ka bërë publike banesën e tij, e cila ka sipërfaqe 64.00 m2, e cila kushton 32,000.00 euro, si dhe një veturë e cila kushton 9,400.00 euro. Nga paga e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës ai fiton 25,147.12 euro.

PostAdssFotoja e reklamës