Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është pastruar deponia në rrugën “Tirana” në kryeqytet.
“Hapësirat publike vazhdimisht po i pastrojmë nga deponitë interte të mbeturinave, më pas po i shndërrojmë në zona të bukura gjelbërimi”, shkroi Rama në Facebook.
“Kështu vepruam edhe me hapësirën përgjatë rrugës “Tirana””, përfundoi ai.