Home Lajme Pastrohet lumi Llap në Stanoc të Poshtëm pas ankesave të banorëve

Pastrohet lumi Llap në Stanoc të Poshtëm pas ankesave të banorëve

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është pastruar hapësira përreth shtratit të lumit Llap në Stanoc të Poshtëm, në Komunën e Vushtrrisë.

Ajo ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar pas ankesave të pranuara nga banorët për mbeturinat e hedhura përgjatë brigjeve dhe në shtratin e lumit.

Sipas Pacollit, mbeturinat janë larguar, duke përmirësuar gjendjen e lumit dhe hapësirën përreth tij.

Exit mobile version