Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot rrugët e kryeqytetit janë pastruar.
Rama ka shkruar në Facebook që rrugët hyrëse “u fshinë e lanë me ujë”.
“Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu bashkë me zyrtarët e drejtorisë sot filluan aksionin e pastrimit të hyrjeve të Prishtinës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u dakorduan që fundjavave të bëhet një pastrim i tillë”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu ka thënë se sot ishte një super ditë.
Edhe Musliu ka njoftuar për dakordimin me MMPHI që edhe në javët e tjera të ketë mobilizime të tilla për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale që ndërlidhen me hyrjet/daljet e kryeqytetit.